Sport

Skoci: Rejnxhers, gjashtë javë para përfundimit, fiton titullin e 55-të…

7 Mars 2021, 15:14 Nga DOSJA

SKOCI – Skuadra Rejnxhers e Gllazgout ka fituar titullin e saj të parë në Premier League Skoceze pas 10 vitesh, duke mbyllur kështu ciklin e rikthimin e tyre në krye, pas një periudhe dështimesh të këtij klubi për t’u ngjitur në majë të futbollit skocez. Më 2012, Rejxhers falimentoi dhe zbriti në kategorinë e katërt, për t’u ngjitur në Premiership pas katër sezonesh.

Titulli i 55-të në futbollin skocez, një rekord botëror, erdhi pasi Sëlltik barazoi 0-0 kundër Dandi Junajtid. Festimet e tifozëve e Rejnxhersit, e shpërfillën pandeminë dhe filluan festimet një ditë më parë, kur Rejnxhers mundi St.Mirren 3-0.

Aktualisht skuadra e Stivën Zherard ka një epërsi të padiskutueshme prej 20 pikësh, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t’u mbyllur kampionati. Rejxhërs, pas 32 ndeshjesh ka grumbulluar 88 pikë dhe ndiqet nga Sëlltik me 68 dhe Hibernians me 52 pikë me një ndeshje më pak.

Me këtë sukses, skuadra e Rejnxhers që trajnohet nga legjenda e Livepulit, gjithashtu parandaloi rivalin e tij të përjetshëm, Sëlltikun, të fitonte titullin kampion të Skocisë për sezonin e dhjetë radhazi, një arritje e paprecedentë, që do t’i jepte edhe titullin e 52-të në total.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hibernians premier league e skocise rejnxhers selltik stiven zherrard hibernians premier league e skocise rejnxhers selltik stiven zherrard

Sondazh

Poll