Sport

E BUJSHME! Miliardieri moldav tenton të blejë aksionet e Milanit, 50 miliardë po investon për platformën Tik-Tok

7 Mars 2021, 20:26 Nga DOSJA
E BUJSHME! Miliardieri moldav tenton të blejë aksionet e Milanit, 50

ITALI– Investitori moldav Alexandr Jucov, themelues dhe CEO i World Lab Technologies Corporation, doli në media me një njoftim për shtyp duke shprehur interes për aksionet e klubit të Milanit. Sipërmarrësi 51-vjeçar u mbështet në firmat ligjore Raimondo-Frate-Marriotts të cilat morën mandatin për të menaxhuar aktivitetin në Itali në lidhje me blerjen e mundshme të AC Milan.

Fondi amerikan Elliott nuk u prenoncua zyrtarisht, por nga burime pranë klubit po mendojnë mbi ofertën e pretenduar të investitorit moldav. Për më tepër, Elliott është i angazhuar në një proces rigjenerimi gradual të klubit kuqezi dhe nuk ka ndërmend të largohet nga skena për një periudhë afatshkurtër.

Në të vërtetë, qëllimi i fortë mbetet ndërtimi i stadiumit. World Lab Technologies Corporation është një fond me një kapacitet ekonomik shumë të rëndësishëm që merret me investime në energji të rinovueshme, infrastrukturë, teknologji dhe sport. Ky fond po tenton të blejë edhe platformën Tik Tok për 50 miliardë euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alexandr jucov milan moldavi alexandr jucov milan moldavi

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 19:49

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën ...

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...