Sport

Manaj nuk ndalet shënon sërish pë Barcelonën tij

7 Mars 2021, 19:41 Nga DOSJA
Manaj nuk ndalet shënon sërish pë Barcelonën tij

SPANJE – Rei Manaj vazhdon të shënojë dhe Barcelona B të hedhë hapa para drejt ngjitjes në La liga. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po kalon një formë shumë të mirë dhe sot ka gjetur golin e tij të 8 në këtë sezon, për të konfirmuar se është një nivel më lart se kjo kategori.

Barcelona B luante sot kundër Lagostera ndeshjen e saj në kampionat dhe kërkonte me çdo kusht një sukses që do ta afronte me vendin e parë, si dhe do të blindonte një pozicion në treshen e më të mirëve në renditje, që garanton faktorin fushë në play-off për ngjitjen. Por sfida nuk nisi mirë për katalanasit që e panë shpejt veten në disavantazh të dy golave.
Megjithatë, për të ngjallur shpresat e Barçës mendoi Manaj, i cili në minutën e 44 të ndeshjes, pas një aksioni “me forcë” mes mbrojtësve kundërshtarë, arriti të shënonte dhe të shkurtonte diferencën. Kjo ia bëri më të thjeshtë kthimin në fushë katalanasve të cilët në fraksionin e dytë të lojës shënuan edhe tre herë të tjera, duke çuar shifrat në 4-2 dhe duke marrë me “remuntada” tri pikët që e ngjitin përkohësisht në vendin e dytë me pikë të barabarta me skuadrën e Andorras. Edhe Manaj është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, vetëm 1 gol larg vendit të parë që mbahet nga Karlos Martinez i Andorrës.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...