Sport

VIDEO / Emocione në Superiore, Tirana mund Kastriotit, Teuta ngec në Ballsh

7 Mars 2021, 13:07 Nga DOSJA
VIDEO / Emocione në Superiore, Tirana mund Kastriotit, Teuta ngec në

TIRANE – Në orën 13:00 kanë startuar dy nga tri sfidat e javës së 23-të të Superiores, ku në Kamëz, Kastrioti preti Tiranën. Në mbyllje të 45 minutave të para takimi ka qenë deri diku i barabartë edhe pse është skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ajo që udhëheq. Në minutën e 20-të skuadra bardheblu fiton një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Taulant Seferi.

Me këto shifra u mbyll pjesa e pare, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe rastet e skuadrës krutane, por Bekaj nuk ka lejuar portën e tij të preket. Në pjesën e dytë janë sërish bardheblutë që shënojnë duke dyfishuar rezultatin.

Këtë here është kapiteni Erjon Hoxhallari, ai, i cili me një goditje standarte perfekte mposhti Isli Hidin. Pak minuta më pas, në të 65-tën krutanët ngushtojnë diferencën. Da Silva me kokë kërcen më tepër se mbrojtësi bardheblu dhe shënon golin e rihapjes së takimit.
Gjithsesi minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat dhe skuadrat u dukën në një fare mënyre të dorëzuar përballë shifrave 2-1.

Ndërkohë në Ballsh, Bylisi luajti përballë Teutës, e cila mbetet në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini arriti të shënojë e para. Në minutën e 28-të penallti për skuadrën e Teutës, ku Ymeraliaj ka penguar Renato Arapin dhe Ymeraliaj është ndëshkuar me karton të verdhë, pas atij kontakti që kishin në zonë ndërkohë ballshiotët shpërthejnë në protesta. Këtë 11-metërsh e shndërron në gol Dejvi Bregu.

Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në favor të durrsakëve, vendasit gjejnë golin e barazimit. Në minutën e 37-të skuadra ballshiote ka barazuar shifrat me Antoni Beji, pas një kalimi të shpejtë dhe një pasimi perfekt të Mehmetllarit, Beji ishte i saktë përpara porte, duke rikthyer barazpeshën. Protestojnë durrsakët pas përplasjes me arbitrin Erion Bastari, ndërkohë që loja vazhdoi dhe u realizua goli.

Me shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat në Ballsh. Në pjesën e dytë pak gjëra për t’u shënuar dhe për më tepër asnjë ndryshim rezultatin, duke i humbur këtë ritëm Teutës me skuadrat e tjera të kreut, të cilat kanë ende ndeshjet e tyre për të luajtur.
B.T (Dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll