Sport

Katalonja sot voton, Barcelona zgjedh presidentin e 42-të të saj

7 Mars 2021, 09:47 Nga DOSJA
Katalonja sot voton, Barcelona zgjedh presidentin e 42-të të saj

SPANJE – Sot, në Katalonjë do të votohet për të zgjedhur presidentin e klubit “blaugrana” të Barcelonës. Për herë të parë të pare në këto votime do të marrin pjesë dhe anëtarët e këtij klubi në qytet-shtetin e Andorrës, ndërkohë që qendra votimi do të ketë edhe në Girona, Tarragona, Tortosa, si dhe dy qendra në Barcelonë, në “Camp Nou” dhe në pallatin e sportit “Palau Blaugrana”.

Votuesit duhet të jenë në moshë mbi 18 vjeç dhe të kenë të paktën 1 vit kohë, si anëtarë të Barçës, me kusht që të mos jenë pezulluar kurrë nga anëtarësimi. Për këtë proces janë rregjistruar 110.290 anëtarë, të cilët do ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nëpërmjet postës.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët pretendentë për t’u zgjedhur, si presidenti i 42-të në historinë e Barcelonës, të cilat do të kryhen të kushtëzuara nga pandemia e Covid-19, pas shtyrjes së tyre të mëparshme.

Midis këtyre pretendentëve, Joan Laporta, e ka drejtuar më parë klubin blaugrana dhe është favorit për të triumfuar në këto zgjedhje, ndërkohë që Barcelona është kthyer në një kantier ndërtimin për të rinovuar gjithçka, qoftë në aspektin sportive, por edhe anë të financiar, pa harruar skandalet e “epokës-Bartomeu”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andorra do te votoje barcelona katalonja camp nou andorra do te votoje barcelona katalonja camp nou

Sondazh

Poll