Sport

VIDEO/ Barcelona mposht Osasunën, vetëm 2 pikë larg kreut

7 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona mposht Osasunën, vetëm 2 pikë larg kreut

SPANJE – Pas javës së 26-të, Barcelona me 56 pikë e grumbulluara, e shikon veten dy pikë larg Atletiko Madridit kryesues, që të dielën do të përballet në derbin e Madridit me Realin. Katalanët kanë fituar 2-0 në transfertë ndaj Osasunës, suksesi i tetë i tyre jashtë “Camp Nou”, duke realizuar nga një herë në çdo pjesë të lojës.

Goli i parë u shënua nga Zhordi Alba (30’), pas një asisti të marrë nga Mesi, i cili prirët me portën nga e majta, realizoi edhe golin e tretë personal të sezonit. Rezultatin 2-0 do ta fiksonte i riu 19-vjeçar Moriba (83’), që rregjistroi edhe golin e pare zyrtar të karrirës ne fanellën “blaugrana”.

Sot në “Wanda Metropolitano”, në orën 16:15, do të luhet edhe derbi i Madridit, Atletiko-Real, ku rezultati pritet me interes edhe nga katalanët e Barcelonës, të cilët shpresojnë të përfitojnë nga përplasja e skuadrave kryeqytetase.


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona deri i madridit la liga mesi moriba osasuna zhordi alba barcelona deri i madridit la liga mesi moriba osasuna zhordi alba

Sondazh

Poll