Sport

VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, Juventus pret Porton në momentin më të mirë

6 Mars 2021, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion,

ITALI-Në javën e 26-të të Serie A Juventus fiton ndaj Lazios me shifrat 3-1 në “Allianz Stadium”. Një takim që nisi malore për bardhezinjtë të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 14-të kur Correa kaloi në epërsi Lazion. Nga ky moment, loja mori një tjetër rrjedhë me Juventusin që ishte më kërkues dhe që gjeti golin e barazimit në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë skena ishte e gjitha për Alvaro Moratën, që realizoi dy herë duke udhëhequr bardhezinjtë drejt suksesit. Kishte minuta në fraksionin e dytë edhe për Cristiano Ronaldon, me portugezin që gjithsesi nuk arriti të linte shenjë. Tani torinezët janë vetëm 1 pikë larg Milanit të vendit të dytë dhe shpreson për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus lazio serie a juventus lazio serie a

Sondazh

Poll