Sport

Jo vetëm Upamecano, Bayern Munich gati ofertën për mbrojtësin më të mirë në Serie A

6 Mars 2021, 14:50 Nga DOSJA
Jo vetëm Upamecano, Bayern Munich gati ofertën për

GJERMANI-Merkato e verës është ende larg, por klubet evropiane po përgatiten për të sjellë në skuadër elementët më cilësorë. Bayern Munich pëlqen të ecë me shpejtësi. Pasi arritën marrëveshjen me Dayot Upamecanon nga Leipzig, këtë herë drejtuesit gjermanë e kanë spostuar vëmendjen te mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly.

Me përfundimin e kontratave të David Alabës  dhe Jérome Boateng, senegalezi duket profili i duhur për të mbushur boshllëkun në prapavijë. Sipas gazetës Il Mattino, oferta shkon në 45 milionë euro. Normalisht ky propozim ka vendosur në mëdyshje presidentin De Laurentis i cili disa kohë më parë pretendoi gati dyfish për kartonin e mbrojtësit.

Sidoqoftë, pandemia ka prekur klubin italian dhe Napoli po vuan ekonomikisht, por jo vetëm kaq 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Napolin dhe klubi italian tashmë është dakort edhe me një cmim më të ulët. Il Mattino shpjegon se Napoli do të lirohej edhe nga 7 milonë euro në sezon që përfiton lojtari.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich koulibaly napoli upamecano bayern munich koulibaly napoli upamecano

Sondazh

Poll