Sport

“Ndaj Skënderbeut të rikuperojmë pikët”, Daja shton dhe Tiranën e Kukësin në garën për titull

6 Mars 2021, 11:04 Nga DOSJA
“Ndaj Skënderbeut të rikuperojmë pikët”, Daja

TIRANE – Të kuqtë e kryeqytetit, Partizani, nesër, në orën 16:00, në “Elbasan Arena”, do të përballen me skuadrën korçare të Skënderbeut. Në prag të këtij takimi, trajneri i “demave” Ilir Daja ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për gjendjen e skuadrës së tij. Ai ka theksuar, se pavarësisht se korçarët renditen të fundit, duhet bërë kujdes, pasi për skuadrën e tij është një rast i mirë për të rikuperuar pikët e lëna gjatë rrugës. Gjithashti, Daja është shprehur se kampionati është i gjatë dhe në garën për titull janë edhe skuadrat e Tiranës dhe Kukësit.

Gjendja në kampin e kuq? “Pothuajse e kemi gjithë skuadrën në dispozicion, përveç Hasanit dhe Junior, që nuk do jenë nesër. Rikthehet Broja dhe Murataj, që kanë munguar në ndeshjet e fundit. Nuk kemi problem edhe pas barazimit, sepse gjithë ndeshjen ekipi tregoi se e donte fitoren dhe lojtarët kanë mentalitetin e duhur për të fituar ndeshjen”.

Kundërshtari i radhës? “Nesër nuk do shkojmë me mendimin se Skënderbeu është i fundit në renditje sepse ata, megjithëse janë në fund, në ndeshje të ndryshme janë shfaqur shumë mirë. Duhet të rikuperojmë pas këtyre barazimeve. Lojtarët janë të motivuar maksimalisht. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda. Nesër me Skënderbeun do të jemi të motivuar dhe do e marrim me seriozitet maksimal”.

Gara për titull? “Ekipet kanë marrë marrë atë që kanë merituar në fushën e lojës, përveç disa gjërave të vogla, që ndoshta s’duhet të merremi. Besoj se jo vetëm katërshja e parë në renditje do luftojë për titull, por edhe ekipet në vendin e 5-të dhe 6-të, sepse janë shumë pikë deri në fund. Ekipi me më shumë stabilitet në lojë do të jetë favoriti për të triumfuar në fund. Kemi objektivat tona, kemi ecur shumë mirë. Presim Hasanin dhe Junior, që do na ndihmojnë shumë në vazhdimësi. Kemi të gjitha mundësitë të bëjmë mirë, por në fund fare fusha e lojës tregon sesa të zotë jemi”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elbasan arena partizani skenderbeu te kuqte e kryeqytetit trajneri ilir daja elbasan arena partizani skenderbeu te kuqte e kryeqytetit trajneri ilir daja

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...