Sport

Del vendimi i gjykatës në La Plata, ja kush përfiton nga pasuria e Maradonës

5 Mars 2021, 22:02 Nga DOSJA
Del vendimi i gjykatës në La Plata, ja kush përfiton nga pasuria

ARGJENTINË-Pesë fëmijët e Diego Armando Maradonës janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-futbollistit, i cili vdiq më 25 nëntor: Ky ishte verdikti i dhënë nga një gjykatë argjentinase. Trashëgimtarët, sipas gjykatësit civil dhe komercial të La Plata, Luciana Tedesco del Rivero, janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafañe, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojeda. Vendimi i gjykatës u postua në Instagram nga Ojeda.

Në mosmarrëveshje edhe avokati Morla

Sidoqoftë, sipas raporteve nga gazeta argjentinase Dimensione Financiero, deklarata e trashëgimtarëve mund të zgjerohet në rast se dikush paraqitet si djali i Maradonës, gjë që duhet të provohet në nivelin gjyqësor. Me vendimin e sotëm, një fazë e parë e çështjes mbyllet dhe mund të fillojë shpërndarja e pasurive të Maradonës, që është shkaku i mosmarrëveshjes midis fëmijëve të tij, por edhe me avokatin Matías Morla, i cili ishte administrator dhe avokat i ish-“yllit” të Napolit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll

Sport 5 Mars 2021, 15:04

Ballkani rimer kryesimin e kampionait

KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...