Sport

Përhapja e Covid-19, në Brazil mendohet për pezullimin e futbollit

5 Mars 2021, 09:30 Nga DOSJA

BRAZIL – Në vendin e “sambas” koronavirusi nuk ka të ndalur, numri i vdekurve në një ditë ka kapur shifrën e frikshme të 2000 personave, çka tronditur institucionet qeveritare. “Globo Esporte” raporton, se Ministria Publike do t’i kërkojë Federatës Braziliane të Futbollit, pezullimi i futbollit në Brazil.

“Futbolli nuk është një aktivitet thelbësore, aktivitetet thelbësore janë të përcaktuara në dekretin e qeverisë. Ne po i themi Federatës se këto lojëra nuk mund të luhen. Gjithashtu ne do t’i rekomandojmë Policisë të parandalojë ndeshjet në shtetin e Paraibas”,- ka deklaruar Valberto Lira, president në komisionin për luftimin dhe parandalimin e dhunës në stadiumet e Paraibas.

Frika e përhapjes së Covid-19 prej lëvizjeve të ekipeve nga qyteti në qytet, është prezente. Kësisoj kampionati i futbollit shihet si një aktivitet me risk të lartë, ndaj edhe duhet pezulluar për të ndërprerë zinxhirin e shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazili covid-19 globo esporto pezullimi i futbollit brazili covid-19 globo esporto pezullimi i futbollit

Sondazh

Poll