Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën dhe e la në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

9 Maj 2019, 08:44 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje fëmijën dhe e la në rrugë,

BERAT– Një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë në Urën Vajgurore në Berat, ndërsa në prang aka rënë një 48-vjeçar.

Ky i fundit me inicicalet A.H, banues në fshatin Drenovicë është larguar nga vendi i aksidentit duke e lënë të vdkeur në vend fëmijën, por është vënë në pranga nga policia pak minuta më vonë.

Njoftimi i policisë Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi,  dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz  ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksidentoht per vdekje 3-vjeçari berat aksident aksidentoht per vdekje 3-vjeçari berat

Sondazh

Poll