Sport

SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë me sahat”, Atalanta e Roma fitojnë dhe tani shkojnë…

3 Mars 2021, 22:12 Nga DOSJA
SERIE A/ Zona Champions League është kthyer në “minë

ITALI– Zona për katër vendet e para është kthyer rivalizuese në Serie A. Tashmë janë disa skuadra që kanë hedhur kanditaturën për zonën Champions.Atalanta fitoi me shifrat 5-1 ndaj Crotones me golat e Gosens,Palominon,Muriel,Ilicic e në fund Miranchuk. Një sukses i tillë bën që Atalanta të mbajë vendin e katërt në kuotën e 49 pikëve.

 

Në krahun tjetër Roma fiton me shifrat 1-2 ndaj Fiorentinës. Një sukses për verdhekuqtë që erdhi në frymën e fundit. Leonardo Spinnazzola zhbllokoi sfidën në minutën e 49’, ndërsa më pas në një kundërsulm të Fiorentinës, devijoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e portës së Pau Lopez.Në minutën e 90’ Diawara përfitoi nga një pasim i saktë i Karsdorp dhe shtyu topin në rrjetën e Dragowskit, duke shënuar një gol me vlerë 3-pikëshe për verdhekuqtë, që ngjiten në kuotën e 47 pikëve, vetëm dy pikë larg zonës Champions.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina roma fiorentina roma

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...