Politike

Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, Celibashi: Sistem i thjeshtë dhe i sigurtë për një proces zgjedh

4 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, Celibashi:

TIRANË– Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se ditën e sotme është demonstruar pajisja e identifikimit elektronik në Kukës.

Në ambientet e improvizuara si qendër votimi, kanë marrë pjesë mbi 50 persona, që i janë nënshtruar testimit paraprak të procesit.


Ai ka ndarë disa pamje në Twitter nga momenti kur është kryer procesi. Celibashi shkruan se sistemi që do të përdoret në ditën e zgjedhjeve është i thjeshtë dhe i sigurtë në përdorim. Ndër të tjera, ai shton se sistemi është krijuar për të pasur një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.

POSTIMI:

Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në #Kukës.
Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurtë.Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit ilirjan celibashi zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll