Politike

Nis vaksinimi në Lezhë, Rama i pranishëm, Manastirliu: Në 15 mars vijnë 8.000 doza të tjera nga Pfizer

4 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në Lezhë, Rama i pranishëm, Manastirliu: Në 15

LEZHË– Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ogerta Manastirliu kanë qënë ditën e sotme në Lezhë, aty ku kanë inspektuar nga afër procesin e vaksinimit. Ministrja Manastirliu është shprehur se në 15 mars do të vijnë 8 mijë vaksina.

‘Ne po vijojmë në të gjitha qendrat, kemi arritur mbi 15 mijë vaksinime, cdo ditë bëjmë mbi 1 mijë vaksinime. Do të arrijmë më shumë me ardhjen e re. Nga Pfizer, data 15 do të sillen dhe 8 mijë doza’


Shumë mirë, me Astrazeneca e kemi lënë me mësuesit?’- thotë Rama.

‘Po, ashtu e kemi lënë‘- i përgjigjet Manastirliu.

Ndërkohë që mjekja e cila është përgjegjëse për procesin në qytet, tha se po vijon normalisht e se vizitat janë planifikuar nga mjekët e familjes.

‘Sot kemi filluar vaksinimin në Lezhë, procesi po vazhdon shumë mirë, janë planifikuar nga mjeku i familjes vizitat’– është shprehur një mjeke e Lezhës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin vaksinimi ne lezhe edi rama ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin vaksinimi ne lezhe

Sondazh

Poll