Politike

Albin Kurti shkon në Kalanë e Gjirokastrës: Takova Ramën, Bashën dhe Metën! Kandidatët tanë janë të pavarur

4 Mars 2021, 11:16 Nga DOSJA
Albin Kurti shkon në Kalanë e Gjirokastrës: Takova Ramën,

GJIROKASTER- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti prezantoi sot nga Kalaja e gurtë e qytetit, kandidatin e VV në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani. Kurti pohoi se takoi dje tri emrat kryesorë të politikës shqiptare, kryeminstrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha. I pyetur nga mediat lokale, Kurti u shpreh se kandidatët e VV-së janë të pavarur.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Albin Kurti.

Lajmi kryesor: Albin Kurti shkon në Gjirokastër, lideri i VV-së kryen homazhe të busti i Çerçiz Topullit dhe viziton Kalanë e Argjiros: Votoni Kreshnik Merxhanin, kandidatët tanë janë të pavarur

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti kreshnik merxhani vetevendosje ne zgjedhjet shqiptare albin kurti kreshnik merxhani vetevendosje ne zgjedhjet shqiptare

Sondazh

Poll