Politike

Meta: Nuk pres zgjedhje të lira nga drejtësia aktuale, Bundestagu pret hetim prej vitesh për dosjet e Shijakut dhe Dibrës

4 Mars 2021, 11:01 Nga DOSJA
Meta: Nuk pres zgjedhje të lira nga drejtësia aktuale, Bundestagu pret

TIRANE– Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk pret që nga drejtësia aktuale të vijnë zgjedhje të lira. Meta u shpreh se do të jenë zgjedhjet e lira ato që do të çlirojnë drejtësinë e kapur. Në fjalën e tij me përfaqësuesë të shoqërisë civile, kreu i shtetit tha se prej vitesh Bundestagu kërkon hetim për çështjet zgjedhore, por siç u pa, hetimi nuk erdhi. 


“Dua t’ju them bindjen time se unë nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse i dimë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe mënyra se si është zbatuar reforma në drejtësi. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike. Së bashku të rrisim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, shtoi Meta.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll