Politike

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25-prillit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Pandemia do të ketë ndikim, duhen marrë masat

4 Mars 2021, 10:53 Nga DOSJA
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25-prillit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume:

TIRANE- Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i quajti zgjedhjet e 25-prillit si një test të rëndësishëm për demokracinë. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes online që u zhvillua me presidentin Ilir Meta, Kume tha se pandemia duhet trajtuar me seriozitet në lidhje me zgjedhjet dhe ndikimin që do të ketë tek pjesëmarrja.


“Falenderoj Presidentin Meta për insiativën dhe angazhimin e marrë për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme. Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë. Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët.

Lidhur me problemet që do shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces.”-tha Kume.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kristaq kume pjesemarrja ne zgjedhje zgjedhjet e 25 prillit 2021 kristaq kume pjesemarrja ne zgjedhje zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll