Politike

Rama përdor Halim Kosovën si “kal beteje” për Shëndetësinë: Doktori më i përkushtuar tregon sesi janë ata në rapor

4 Mars 2021, 11:11 Nga DOSJA
Rama përdor Halim Kosovën si “kal beteje” për

TIRANE- Kryeministri Edi Rama përmendi sot mjekun Halim Kosova, si shembullin më të rëndësishëm sipas tij të ndryshimit të demokratëve në raport me socialistët për Shëndetësinë. Rama tha se Kosova është mjeku dhe personaliteti më i njohur i PD, që e tregoi publikisht dallimin.


“A mund t’u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Por çfarë tha Kosova?

Ish-ministri i Shëndetësisë në fundin e mandatit të dytë të Partisë Demokratike, në vitin 2013, akuzoi Genc Rulin dhe Tritan Shehun si të përfshirë në dosje korruptive në Shëndetësi. Kosova akuzoi Shehun, drejtuesin e qarkut politik të PD se kur ai ishte ministër, Shehu i kërkoi ndërhyrje për një tender korruptiv me vlerë 500 mijë dollarë ilaçe për fëmijët me leucemi.

Ndërsa rasti i dytë lidhet me ndërhyrjen e Genc Rulit, kryetarit të sotëm të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, se mbrojti një drejtor spitali që sipas Kosovës donte të vidhte 100 mijë euro. Përgjigja Kosovës iu dha nga Altin Çomo, ish-kreu i PD në Gjirokastër, i cili akuzoi ish-ministrin se sulmi ishte personal dhe se vetë Kosova donte të vendoste drejtor spitali, kushëririn e gruas së tij.

Lajmi kryesor: ‘Shëndetësia’/ Rama fut Najada Çomon në listën e PS për deputete: Në kohën e PD, spitalet ishin si filma horror, akuzat e Halim Kosovës e provojnë! Shefja e Infektivit falenderon kryeministrin

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e halim kosoves edi rama halim kosova akuzat e halim kosoves edi rama halim kosova

Sondazh

Poll