Politike

Kurti: Kushtetuta e Kosovës në të ardhmen do ndryshohet, dy shtetet tona të të njëjtit komb do të bashkohen

4 Mars 2021, 11:23 Nga DOSJA
Kurti: Kushtetuta e Kosovës në të ardhmen do ndryshohet, dy

GJIROKASTER– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot nga Gjirokastra se Kushtetuta e Kosovës në të ardhmen mund të ndryshohet dhe dy vendet tona të mund të bashkohen. Kurti tha se për këtë duhet punë, angazhim dhe dëshirë popullore. 

“Ne kemi pengesë kushtetutën e Kosovës por nuk është pengesë e pakalueshme. Neni 1.3 dhe neni 1.1 nuk janë në përputhje, mirëpo me punë dhe angazhim, vullnet politik dhe dëshirën e popullit një ditë do e ndryshojmë Kushtetutën, ashtuqë Kosova dhe Shqipëria si dy shtete të të njëjtit komb të mund të integrohen dhe bashkohen.”-tha Kurti.

Lajmi kryesor: Albin Kurti shkon në Gjirokastër, lideri i VV-së kryen homazhe të busti i Çerçiz Topullit dhe viziton Kalanë e Argjiros: Votoni Kreshnik Merxhanin, kandidatët tanë janë të pavarur

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti vetevendosje ne zgjedhjet shqiptare albin kurti vetevendosje ne zgjedhjet shqiptare

Sondazh

Poll