Politike

Kur pritet të bëhet vaksinimi masiv? Rama: Do çlirohemi pjesërisht, do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve

4 Mars 2021, 09:50 Nga DOSJA
Kur pritet të bëhet vaksinimi masiv? Rama: Do çlirohemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të aktivitetit ‘Shqipëria që duam’ ka bërë të ditur se vaksinimi masiv do të vijojë në muajt mars, prill, maj, qershor. Kreu i qeverisë tha se vaksinimi do të këpusë si sopatë zinxhirin e infektimeve.


DEKLARATA:

Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq. A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosën atë koalicionin tragji-komik, atyre që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan një herë bashkë me ne pranë jush, që zgjodhën të bëjnë aleatë me Covid-in, vetëm se virusi ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie. Atyre që nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, akuzuar, nxitur panik, krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë. Mbi të gjitha, a mund t’iu besohet atyre, kur doktor Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte. Unë them jo, nuk mund t’ui besohet atyre vazhdimi i asnjërës prej punëve që kemi nisur.

Nuk mund t’iu besohet atyre fati i drejtësisë. Si mund t’iu besohet atyre fati i luftës në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë. Në këtë përballje me një armik që nuk zgjedh demokratë e socialistë, nuk sheh majtas e djathtas, nuk do t’ia dijë nga vjen, kush je, sa ke, por godet. Ashtu si ky armik i padukshëm nuk na nda, por na godet nga të katër anët, ashtu duhet të jemi dhe ne të bashkuar, duke lënë pas krahëve politikën e duke u përqendruar te lufta për shëndet.

Lajmi kryesor: ‘Shëndetësia’/ Rama fut Najada Çomon në listën e PS për deputete: Në kohën e PD, spitalet ishin si filma horror, akuzat e Halim Kosovës e provojnë! Shefja e Infektivit falenderon kryeministrin

(A.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vaksinimi ne shqiperi edi rama vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll