Politike

Vizita e Ramës në Itali! Mediat fqinje zbardhin axhendën, Ahmetaj, Manastirliu dhe Kushi janë ministrat shoqërues

4 Mars 2021, 10:47 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Itali! Mediat fqinje zbardhin axhendën,

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur axhendën që do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama në Itali në datat 5 dhe 6 mars. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali.

Sipas ‘lagazzettadelmezzogiorno’, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministren e arsimit Evis Kushi, dhe Fate Velaj, një anëtar i Parlamentit.

Rama do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne itali edi rama ne itali

Sondazh

Poll