Sport

Gjendja e Osimhen? Neurokirurgu i sigurtë: “Ai është mirë, testet e fundit të premten”

3 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA

ITALI – Një psherëtimë lehtësimi te Napoli për gjendjen e 22-vjeçarit Viktor Osimhen, i cili u largua pas një gjendje komocioni nga fusha në ndeshjen ndaj Atalantës. “Situata klinike është e mirë, – deklaroi Alfredo Buçiero, kreu i neurokirurgjisë në “Pineta Grande”, për Radio “Kiss Kiss” të Napolit. 

Në dy ditët e ardhshme, do të ketë ekzaminimet e fundit, skanimin CT dhe elektroencefalogramin. Lojtari është mirë dhe mund të stërvitet pa probleme, – shtoi ai. – Unë nuk e di nëse ai do të jetë në ndeshjen ndaj Bolonjës, pasi nuk na takon neve të vendosim këtë. Por nga pikëpamja neurokirurgjikale, ai nuk ka asgjë, nuk ka shqetësime të mendore”, – vazhdoi neurokirurgu.

“Djali është kthyer përsëri në stërvitje, por për ta futur atë në ndeshje, duhet të jemi të sigurt se ai është në gjendje të përsosur, – shtoi ai. – Ne do të bëjmë një rezonancë të re dhe do të vendosim, padyshim gjithmonë nën mbikëqyrjen e doktor Kononikos. Në këto momente nuk shikojmë asgjë tragjike, ose transcendentale.

Ne duhet të vlerësojmë, nëse trauma ka gjeneruar ndonjë anomali bioelektrike, e cila do të zhduket me kalimin e kohës, – shpjegoi neurologu. – Por lojtari nuk ka lëndime ose fraktura dhe besoj se ekzaminimi tjetër do ta konfirmojë këtë situatë. Pastaj do të vlerësojmë elektroencefalogramin, sepse me një traumë të këtyre dimensioneve, mund të ketë anomali bioelektrike,”– deklaroi nerokirurgu.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demtimi i nigerianit napoli viktor osimhen demtimi i nigerianit napoli viktor osimhen

Sondazh

Poll