Sport

VIDEO/ Vllaznia nuk ka më forcë në kampionat, perla e Bregut “gjunjëzon” shkodranët, Laçi po bëhet forcë e rëndësi

3 Mars 2021, 17:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllaznia nuk ka më forcë në kampionat, perla e Bregut

SHQIPËRI-Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia vazhdon të vuajë, në “Niko Dovana” shkodranët u mundën me shifrat 1-0. Në ndeshjen tjetër Laçi fitoi 2-1 ndaj Kukësit.

TEUTA-VLLAZNIA 1-0

Ka mjaftuar vetëm goli i Bregut në minutën e 25-të që Teuta të koleksiononte tre pikët e rradhës duke u kthyer në forcën e dytë të kampionatit pas Lacit e Partizanit. Vlonjati qëndroi jashtë zone gjatë një goditje këndi në favor të Teutës dhe pasi topi u largua nga shkodranët sfera përfundoi në këmbët e Bregut. 40 për durrsakët dërsa Vllaznia vazhdon të jetë në krizë. Në 7 ndeshjet e fundit shkodranët numërojnë 6 pikë.

KUKËSI-LAÇI 1-2

Laçi po kthehet në faktor në Superiore. Kurbinasit vazhdojnë momentin e mirë në kampionat dhe këtë herë duke mundur një kundërshtar të denjë si Kukësi me shifrat 2-1. Bardhezinjtë, drejtuar nga Shpëtim Duro kanë siguruar fitoren e gjashtë në shtatë takimet e fundit.  Emiliano Musta gjeti rrjetën në minutën e katërt dhe kaloi shumë shpejt miqtë në avantazh.

Kukësi e nisi mirë fraksionin e dytë dhe barazoi ndeshjen pas një ore lojë me afrikanin Eze. Ekipi i Duros reagoi shpejt dhe u rikthye në avantazh në minutën e 74-t. Redon Xhixha u frenua në mënyrë të parregullt nga Eze dhe kryesori akordi një penallti të diskutueshme.Regi Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë, gol që i dhuroi tre pikë fantastike ekipit kurbinas.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi laçi vllaznia kukesi laçi vllaznia

Sondazh

Poll