Sport

“Deri në vitin 2023? Nuk i dihet, mund të tërhiqem dhe tani”, Buffon jep shenjat e lamtumirës nga futbolli aktiv

3 Mars 2021, 12:00 Nga DOSJA
“Deri në vitin 2023? Nuk i dihet, mund të tërhiqem dhe

ITALI-Ndërsa Juventus po shijon fitoren e fundit ndaj Spezias dhe po mendon për ndeshjen e dytë në Champions League ndaj Portos, një nga simbolet e skuadrës së Juventusit, Gigi Buffon, mendon për të ardhmen dhe flet për ditën se kur do tërhiqet nga futbolli aktiv: ” “Në kokën time ka vërtet një datë për tërheqjen, një kufi maksimal, i cili është qershori i vitit 2023, por nuk e përjashtoj mundësinë që kjo të ndodhë pas katër muajsh. Rinovimi në fund të sezonit? Kam mësuar se asgjë nuk është e sigurt në jetë …”

Rinovim në fund të sezonit? Mësova se asgjë nuk është e sigurt në jetë … “, tha Buffon, i cili pavarësisht viteve ka ndihet konkurrues dhe i fortë mes shtyllave:” “Thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh menjëherë dhe pritet nga momenti në moment. Nuk e besoj. Kam ndjesinë që rënia ime nuk do të jetë një kolaps i papritur. Jam një person që besoj fort në fat. Asnjëherë nuk i duhet se çfarë të pret, mbase ka një arsye duhej të kthehesha. Një fund i bukur historie për të shkruar. Duhet të jem i sinqertë, ka edhe një pjesë të kësaj që vjen egoja që kemi të gjithë”.

Pas kthimit të tij tek Juventusi, Andrea Pirlo, ish-bashkëlojtari i Buffonit mori drejtimin e “Zonjës së Vjetër”:

“Miqësia ime me Pirlo është shumë e hershme. Praktikisht, unë, Pirlo dhe Gattuso e njihnim njëri-tjetrin që nga viti 1993. Patëm fatin dhe aftësinë për të ndarë suksesin në Botëror. Besoj se trofeu i Kupës së Botës vulosi marrëdhënien tonë. Jo miqësinë tonë. Nuk gjykohet një miqësi duke fituar Kupën e Botës, por ajo e vulosi lidhjen tonë. Na dha një mirëkuptim që nuk mund të cënohet kurrë. Para njerëzve të tjerë, ai do të jetë gjithmonë “Mister”. Kjo ka të bëjë me rolin, respektin, inteligjencën. Për sa kohë që ne jemi këtu (tek Juvja), ai ka një rol dhe unë një tjetër. Kur të largohemi nga ky vend atëherë mund të jemi Gigi dhe Andrea.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon juventus buffon juventus

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...