Sport

“E duan në Premier League dhe Bundesliga”, agjenti i Uzunit zbulon ofertat për klientin e tij

3 Mars 2021, 12:55 Nga DOSJA
“E duan në Premier League dhe Bundesliga”, agjenti i Uzunit

HUNGARI-Myrto Uzuni verën e kaluar bëri hapin madh në karrierën e tij duke u transferuar te Ferencvaros. Paraqitjet e tij të mira në kampionatin hungarez dhe në fazën e grupeve të Champions League, ka bërë që skautë të ndryshëm ta vëzhgojnë nga afër.Agjenti i lojtarit, Franci Bode ka folur ekskluzivisht për Insport. Ai konfirmon interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e klientit të tij.

“Klube nga Premier League dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvaros”, ka deklaruar Bode në një prononcim për Insportin.

25 vjeçari, nga qyteti i Beratit këtë sezon ka shkëlyqer duke shënuar tetë gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 20 paraqitje në kampionatin hungarez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferencvarosh hungari myrto uzuni ferencvarosh hungari myrto uzuni

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...