Sport

Ish-mesfushori Dragan Stojkoviç, trajneri i ri i Serbisë

3 Mars 2021, 18:13 Nga DOSJA
Ish-mesfushori Dragan Stojkoviç, trajneri i ri i Serbisë

SERBI – Ish-mesfushori Dragan Stojkoviç është trajneri i ri i ekipit kombëtar të Serbisë. Një emërim, që vjen tri javë, para debutimit të Serbisë në ndeshjet kualifikueset për kupën e botës “Katar 2022”.

Ajo bën pjesë në grupin A, së bashku me Portugalinë, Irlandën, Azerbaixhanin dhe Luksemburgun. Ndeshjen e pare eliminatore, Serbia do të zhvillojë më 24 mars ndaj Irlandës.

55-vjeçari Stojkoviç zëvendëson në pankinë, trajnerin Ljubisha Tumbakoviç, i shkarkuar në dhjetor, pasi Serbia nuk arriti të kualifikohej në finalet e kampionatit europian.

Përvoja e tij si trajner është në Japoni dhe Kinë, ku pesë vitet e fundit, ai drejtoi skuadrën e Guangzhout. Si futbollist Stojkoviç ka bërë 84 ndeshje dhe shënuar 15 gola për ekipin kombëtar të Jugosllavisë nga 1983 në 2001.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dragan stojkovic grupi a ish-mesfushori i jugosllavise trajneri i ri i serbise dragan stojkovic grupi a ish-mesfushori i jugosllavise trajneri i ri i serbise

Sondazh

Poll