Sport

19 futbollistë rezultojnë të infektuar me COVID-19, por derbi nuk shtyhet, ekipi i njohur do të luajë me lojtarë U-21

3 Mars 2021, 13:53 Nga DOSJA
19 futbollistë rezultojnë të infektuar me COVID-19, por derbi nuk

BRAZIL-Futbolli po bën gjithçka për t’i rezistuar pandemisë dhe problemeve të shumta ekonomike. Por nuk është e lehtë. Ka shumë tifozë që kanë vlerësuar miratimin nga autoritetet për rinisjen e kampionateve vitin e kaluar dhe në fillim të këtij sezoni. Futbolli përpiqet t’i japë minimumin e ngushëllimit tifozëve në shtëpi. Shumë futbollistë në Brazil janë infektuar me COVID-19.

Të martën e 2 marsit, klubi i Corinthias njoftoi se 19 lojtarë janë infektuar me koronavirus. Siç tregon Mundo Deportivo, midis këtyre rasteve të reja, 8 janë lojtarë të ekipit të parë. Ndër të gjitha lajmi që ka shokuar është pozitiviteti i dytë i portierit Cassio i cili fillimisht ishte infektuar në korrik.

Portieri tjetër Guilherme është gjithashtu i infektuar, si mbrojtësit Fabio Santos, Fágner, Raúl Gustavo; mesfushorët Gabriel dhe Ramiro dhe sulmuesi Caué. Por, përkundër mungesave, klubi është i detyruar të luajë derbin ndaj Palmeiras me skuadrën e U-21. Brazili është në gjunjë dhe ka tejkaluar 257,000 vdekje dhe 10 milion të prekur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil corinthias palmeiras brazil corinthias palmeiras

Sondazh

Poll