Sport

VIDEO/ Sokol Cikalleshi rikthehet ai i kohëve të arta, pas dy golave javën e kaluar, sulmuesi i shënon ish-skuadrës së tij

3 Mars 2021, 15:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Sokol Cikalleshi rikthehet ai i kohëve të arta, pas dy golave

TURQI-Sokol Cikaleshi kthehet ai i kohëve të arta. Pasi shënoi dy gola javën e kaluar në takimin ndaj Yeni Malatyaspor, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë Cikalleshi ka shënuar pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Basaksehir.

 

⚽ 79′ Cikalleshi
Başakşehir 0-1 Konyaspor

Tüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/67RGOw4TJ9

— @goalforza ‘yı takip ediniz. (@canligoltv11) March 3, 2021

Kavajasi që aktivizohet me Konyaspor realizoi në minutën e 79-të pas krosimit të një tjetër shqiptari, Zymer Bytyqit. Megjithatë goli për skuadrën e Basaksehir do të vinte në minutën e 83-të kur Demba Ba shënoi golin e barazimit, me takimin që përfundoi 1-1. Ky është goli i katërt në kampionat për Cikalleshin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cikalleshi konyaspor cikalleshi konyaspor

Sondazh

Poll