Sport

VIDEO/ Partizani, katastrofën e bën në Fier, Tirana e Kastrioti fitore që vlejnë për vazhdimësinë

3 Mars 2021, 14:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani, katastrofën e bën në Fier, Tirana e Kastrioti

SHQIPËRI– Kanë përfunduar tre takimet e Superiores për javën e 22-të të kampionatit shqiptar. Partizani nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë. Tirana nuk e diskuton Bylisin duke fituar me shifrat 2-0, ndërsa Kastrioti merr një fitore të rëndësishme përballë Skënderbeut me rezultatin 1-0.

APOLONIA-PARTIZANI 1-1

Partizani ndal hapin në momentin që nuk duhet. Të kuqtë ndalen në një barazim me shifrat 1-1 përballë Apolonisë. Takimi zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” u zhbllokua fillimisht në minutën e 24-t. Esin Hakaj realizoi një autogol në portën e tij dhe Apolonia në avantazh.

“Demat” reaguan dhe ia dolën të gjejnë golin e barazimit 15 minuta përpara fundit të takimit. Braziliani Lucas Cardoso dërgoi topin në rrjetë, por vetëm kaq.Partizani renditet i dyti përkohësisht me 39 pikë dhe nuk arrin dot të ushtrojë presion kreut që mbahet nga Vllaznia që do të luajë në Durrës ndaj Teutës.

TIRANA-KASTRIOTI 2-0

Në “Selman Stermasi” Tirana fitoi 2-0 ndaj Bylisit. Goli i parë do të vinte në minutën e 40-të kur Behiratche kërceu më shumë se të gjithë dhe tundi rrjetën pas një krosimi nga e djathta. Bardheblutë rrezikuan disa herë portën e Qirkos, para se të shënonin golin e dytë me Ismajlgecin, që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 75-të. Tre pikë për Tiranën, që regjistron fitoren e dytë rradhazi, ndërsa Bylis vazhdon të luajë fatet e saj për mbijetesën.


SKËNDERBEU-KASTRIOTI 0-1

Kastrioti kishte 3 javë rradhazi që nuk fitonte duke e futur skuadrën krutane në ngërç psikologjik. Përballë Skënderbeut skuadra e Ndreut triumfoi 0-1 në transfertë Sulmuesi Devid shfrytëzoi një kros të Nezirit në minutat e para të pjesës së dytë dhe realizoi me kokë. Tre pikë pozitive për Kastriotin, ndërsa ekipi korçar mbetet në vend të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kastrioti partizani skenderbeu tirana kastrioti partizani skenderbeu tirana

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...