15 mijë e 793 vaksinime/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në vend, shënohen 21 viktima dhe 851 raste të reja, 606 pacientë po t
3 Mars 2021, 17:19Nga DOSJA
TIRANË– 21 të vdekur dhe 851 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 21 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë 1,856.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3149 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (3 Mars 2021)
Raste të reja ditore 851 Të shëruar në 24 orë 903 Të shtruar në spitale 606 Humbje jete në 24 orë 21 Testime ditore 3149
Testime totale 476,017 Raste pozitive 109,674 Raste të shëruara 72,076 Raste Aktive 35,742 Humbje jete 1,856
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
ITALI- 6 shqiptarë janë dënuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për shitje droge.Sipas mediave italiane, grupi komandohej nga Shkëlzen Kasa 36 vjeç,...
VLORË– Pamjet që po shikoni tregojnë “Far-West”-in e ndodhur në mes të Vlorës, pranë kishës Ortodoske, ngjarje në të cilën u përfshi edhe Taulant Beq...
VLORË– Taulant Beqiraj, 31-vjeçari që u ekzekutua mesditën e sotme në Vlorë përdorte tre mbiemra. Ai njihej si Taulant Beqiraj, Taulant Manaj dhe Ta...
VLORË– Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e Hansi (Andi) Jonuzajt, autorit të ekzekutimit të Taulant Beqirajt, ngjarje e n...
Aktualitet 3 Mars 2021, 15:59
VLORË– Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlor...
DURRËS– Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme pranë kopshtit “1 Qershori” në qytetin e Durrësit ku për pasojë një nga automjetet e përfshira në ak...
Aktualitet 3 Mars 2021, 15:31
TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e ...
TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se në pranga kanë rënë R. H., 20 ...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime bëjnë me dije, s...