Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ ‘Hapën krahun’ dhe nisën breshërinë me plumba, si u përfshi Taulant Beqiraj në “Far-West”-in e v

3 Mars 2021, 16:40 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ ‘Hapën krahun’ dhe nisën

VLORË– Pamjet që po shikoni tregojnë “Far-West”-in e ndodhur në mes të Vlorës, pranë kishës Ortodoske, ngjarje në të cilën u përfshi edhe Taulant Beqiraj, 31-vjeçari që u ekzekutua sot me breshëri kallashnikovi. Dy bandat rivale, me nga katër persona secila, ‘hapën krahun’ pranë kishës në Vlorë, dolën nga makinat përkatëse, nxorrën armët dhe nisën t’i shkrepnin kundrejt njëri-tjetrit.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri që mund të ishte kthyer në tragjedi, mbetën të plagosur tre persona. Vetë Beqiraj, bashkë me të tjerët u vu në pranga. Ai u akuzua për tre vepra të rënda penale si “vrasje me paramendim e mbetur në tentative”; “armëmbajtje pa leje” si dhe thyerje e masës “arrest shtëpie”.

Pavarësisht akuzave, siç edhe Dosja.al raportoi më herët, gjyqtarja Herila Çela la të rlitë Beqirajn që u vra sot. Pikërisht kjo përplasje me armë zjarri është një nga pistat ku grupi hetimor po heton për ekzekutimin e Taulant Beqirajt. Një tjetër është prishja e pazareve të drogës në Norvegji mes bandës së viktimës dhe rivalëve të tyre.

SotTaulant Beqiraj si pasojë e të shkuarës së tij kriminale, ra pre e një atentati. Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa ecte në këmbë në mes të Vlorës. Autori Hansi (Andi) Jonuzi u vu në pranga pas ngjarjes së rëndë, teksa largohej në drejtim të pyllit të Sodës. Bashkëpunëtori i Jonuzit është shpallur në kërkim, ndërkohë që kallashnikovi dhe makina me të cilën lëvizte autori janë sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj far west ne vlore taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasjen e vlore ekzekutohet taulant gjikaj far west ne vlore taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasjen e vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:59

VLORË– Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlor...

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:31

TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e ...