Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, dënohen me burg 6 persona, mes tyre dhe ‘koka’ e grupit kriminal që shiste k

3 Mars 2021, 16:44 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, dënohen me burg 6

ITALI- 6 shqiptarë janë dënuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për shitje droge.

Sipas mediave italiane, grupi komandohej nga Shkëlzen Kasa 36 vjeç, dhe operonte  kryesisht në sheshet tregtare midis Pizës, Carrara dhe Parma, ku qëndronin në Livorno.

Kasa u dënua me 16 vite burg, ndërkohë mediat italiane, shkruajnë se Kasa ishte pronar i një lokali në zonën e Sant’Agostino, i cili u bastis nga policia në vitin 2017. Përveç këtyre 36-vjeçari zotëronte shtëpi, prona të blera për të afërmit, biznese dhe makina luksoze.

Të dënuarit e tjerë janë Ervin Sgura, 24 vjeç, tetë vjet e tetë muaj burg;

Erist Piku, 30 vjeç, tetë vjet e gjashtë muaj;

Enkel Matraku, 29 vjeç, gjashtë vjet e gjashtë muaj;

Rezart Sula, 31 vjeç, tetë vjet burg;

Kiodan Hakballa, 24 vjeç, shtatë vjet e gjashtë muaj burg.

Shqiptarët u pikasën nga policia, përmes përgjimeve telefonike, ku edhe u arrestuan në zonën e Livornos. Ndërkohë, policia pas kontrollit që ka bërë në pronat e të arrestaurve ka sekuestruar 44 kg kokainë dhe heroinë, si dhe pasuri të paluajtshme. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkel matraku erist piku kiodan hakballa rezart sula shkëlzen kasa enkel matraku erist piku kiodan hakballa rezart sula shkëlzen kasa

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:59

VLORË– Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlor...

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:31

TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e ...