Aktualitet

Përdorte tre mbiemra, Taulant Beqiraj që u vra sot, duhet të ishte pas hekurave, si u lirua nga gjyqtarja Herila Çela pas ak

3 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
Përdorte tre mbiemra, Taulant Beqiraj që u vra sot, duhet të

VLORË– Taulant Beqiraj, 31-vjeçari që u ekzekutua mesditën e sotme në Vlorë përdorte tre mbiemra. Ai njihej si Taulant Beqiraj, Taulant Manaj dhe Taulant Gjikaj. Por viktima, nëse nuk do të kishte mundur të përdorte çdo manovër në shkallët e drejtësisë, sot do të ishte pas hekurave, gjë që mbase mund t’i kishte shpëtuar edhe jetën.

Viktima Beqiraj ishte arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, por u shpëtoi hekurave në mënyrë të pakuptueshme. Ai u lirua dy herë në vitin 2018 me një vendim të marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, e cila u vuri ‘vulën’ akuzave që rëndonin mbi Beqiraj.

Edhe sot, gjyqtarja e Vlorës vijon të japë vendime, pavarësisht denoncimeve të bëra më herët.

Sot, Taulant Beqiraj si pasojë e të shkuarës së tij kriminale, ra pre e një atentati. Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa ecte në këmbë në mes të Vlorës. Autori Hansi (Andi) Jonuzi u vu në pranga pas ngjarjes së rëndë, teksa largohej në drejtim të pyllit të Sodës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasje ne vlore ekzekutohet taulant gjikaj taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:59

VLORË– Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlor...

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:31

TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e ...