Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 10 persona ne Tiranë

3 Mars 2021, 15:10 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 10 persona ne

TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka goditur me sende të forta A.Zh. Po ashtu në pranga ka rënë edhe M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë policia ka arrestuar dhe 8 persona të tjerë që akuzohen për vepra penale të ndryshme, si vjedhje dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Bien në prangat e policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kapur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. L. ( i arrestuar ditën e djeshme), ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 29 vjeç, pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit A. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; E. B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; T. Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 persona në tiranë arrestohen 10 persona në tiranë

Sondazh

Poll