Aktualitet

3 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA

VLORËDosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se pistat që po hetohn janë dy, një prej tyre ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës në Norvegji, mes grupit ku bënte pjesë Beqiraj dhe grupi i tij rival.

Ndërsa pista tjetër bazohet në ‘far-west’-in e ndodhur po në Vlorë në vitin 2018, ku Taulant Beiraj u përplas me armë zjarri me kundërshtarët e tij.

Çfarë ndodhi në qershor të vitit 2018?

Beqiraj u arrestua në Vlorë teksa udhëtonte i armatosur, pasi u përfshi në përplasjen me armë zjarri, edhe pse ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dy grupet kriminale, me nga katër persona secili u përplasën me armë zjarri duke lënë pas tre të plagosur.

Sot, Taulant Beqiraj si pasojë e të shkuarës së tij kriminale, ra pre e një atentati. Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa ecte në këmbë në mes të Vlorës. Autori Hansi (Andi) Jonuzi u vu në pranga pas ngjarjes së rëndë, teksa largohej në drejtim të pyllit të Sodës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj vrasje ne vlore ekzekutohet taulant gjikaj taulant gjikaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:31

TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e ...