FOTOJA/ Ky është kallashnikovi me të cilin u ekzekutua Taulant Beqiraj, vrasësi Andi Jonuzaj kishte një bashkëpunëtor
VLORË– Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e Hansi (Andi) Jonuzajt, autorit të ekzekutimit të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.
Në njoftim bëhet me dije se është sekuestruar edhe arma e krimit, e llojit kallashnikov dhe mjeti me të cilin u largua Jonuzaj nga vendi i ngjarjes. Tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të Jonuzajt.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion shtesë. Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi: H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov. Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.
Sot, Taulant Beqiraj si pasojë e të shkuarës së tij kriminale, ra pre e një atentati. Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa ecte në këmbë në mes të Vlorës. Autori Hansi (Andi) Jonuzi u vu në pranga pas ngjarjes së rëndë, teksa largohej në drejtim të pyllit të Sodës. Bashkëpunëtori i Jonuzit është shpallur në kërkim, ndërkohë që kallashnikovi dhe makina me të cilën lëvizte autori janë sekuestruar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aksident në Durrës, përplasen dy makina, automjeti përfundon brenda në lokal, tmerrohen qytetarët
DURRËS– Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme pranë kopshtit “1 Qershori” në qytetin e Durrësit ku për pasojë një nga automjetet e përfshira në ak...
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 10 persona ne Tiranë
TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se në pranga kanë rënë R. H., 20 ...
Makina përplaset me motorin në Pogradec, lëndohen të dy drejtuesit e mjeteve, nisen me urgjencë drejt spitalit
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime bëjnë me dije, s...
FOTO/ Ky është Taulant Gjikaj, 31-vjeçari që u vra me breshëri armësh në Vlorë
VLORË– Taulant Gjikaj është 31-vjeçari që u vra mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije s...
Djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale, kush është 31-vjeçari me tre mbiemra që u ekzekutua n
VLORË– Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm të ndodhur në Vlorë. Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjë...
U shoqërua në komisariat si i dyshuari i vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë, identifikohet biznesmeni, po largohej drejt pyll
VLORË– Policia e Vlorës shoqëroi në komisariat, Hansi Jonuzaj, si autor i dyshuar i vrasjes së Taulant Gjikës. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në q...
Vrasja në Vlorë, policia jep njoftimin zyrtar: 31-vjeçari ndërroi jetë në spital, janë ngritur pika kontrolli në hyrje d
VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar për vrasjen që ndodhi pak minuta më parë në Vlorë. Bëhet e ditur se Taulant Gjikaj ka ndërruar jetë në sp...
U vra me armë zjarri në Vlorë, identifikohet 31-vjeçari
VLORË– Taulant Gjikaj është 31-vjeçari që u vra pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije...