Aktualitet

3 Mars 2021, 15:31 Nga DOSJA

TIRANË- 27-vjeçarja, Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e reja ka humbur jetën tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku dhe po kurohej për sëmundjen vdekjeprurëse, por për fat të keq nuk ia ka dalë që të mbijetonte.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. 

Mësohet se Sakollari nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërkohë që priste të martohej së shpejti, por fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ariola sakollari humb jeten ariola sakollari

Sondazh

Poll