Bota

Shërbimet sekrete ndalojnë liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido

9 Maj 2019, 06:44 Nga DOSJA
Shërbimet sekrete ndalojnë liderin e opozitës në

VENEZUELË- Udhëheqësi i opozitës Venezuliane, Juan Guado, që njihet dhe si president i përkohshëm nga më shumë se 50 shtete në botë është ndaluar nga shërbimet sekrete. Ndalimi i tij ka ndodhur gjatë arrestimit të një prej aleatëve të opozitës, Edgar Zambrano, nënkryetar i Asamblesë Kombëtare. Ky është arrestimi i parë i një figure të opozitës që nga nisja e demonstratave kundër presidenit Nicolas Maduro.

Ndëkohë në një reagim për CNN, Guado thotë se qeveria e Maduros ka frikë ta arrestojë atë, pasi pasojat do të jenë shumë të mëdha nëse atij i vihen prangat.

Sipas mediave ndërkombëtare, kreu i partisë Aksioni Demokratike, Carlos Prosperi u tha gazetarëve se ai kishte qenë në një takim me Guadon dhe politikanë të tjerë para se të ndodhte arrestimi.

Më tej ata shprehen se aleati i opozitës është dërguar në një burg famëkeq në qendër të qytetit. “Ne nuk dimë asgjë rreth asaj se çfarë gjendje fizike është ai dhe ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në El Helicoide në këtë moment”, shtoi më tej Prosperi.

Arrestimi vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi që Zambrano dhe gjashtë deputetë të tjerë të Kuvendit Kombëtar të akuzoheshin për tradhëti për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në kryengritjen e dështuar ushtarake.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota edgar zambrano juan guado nicolas maduro udhëheqësi i opozitës edgar zambrano juan guado nicolas maduro udhëheqësi i opozitës

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2019, 18:39

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vijuar të akuzojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë Aleksandër Vu&ccedi...