Bota

“Më rrëzoni po të doni”/ Vuçiç bën deklaratën e fortë: S’do ta njoh pavarësinë e Kosovës edhe sikur të më vri

8 Maj 2019, 15:06 Nga DOSJA
“Më rrëzoni po të doni”/ Vuçiç bën

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ndryshon qëndrim lidhur me dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Pas samitit të Berlinit, ai e konsideron të dështuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndaj dhe në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb, Vuçiç e thotë prerë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Mund të më vrisni ose të më zvarrisni rrugëve. U them të dyja palëve, gjermanëve dhe britanikëve: Nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Më rrëzoni po të doni”.

Mesazhin ia dërgon Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si mbështetësit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe kundërshtarëve më të ashpër të idesë së ndryshimit të kufijve.

Ideja e krijimit të një kufiri, që do të përcaktonte një ndarje të drejtë dhe të qartë mes serbëve dhe shqiptarëve u refuzua. Të gjithë po flasin për kufijtë, por kufijtë nuk i di askush. Kemi një vijë kufitare që njeh Kushtetuta e Serbisë dhe një tjetër që e pranojnë vetëm disa vende”.

Ndërsa pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar lidhur me çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet:

Mënyra më e lehtë për ne është që meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur”.

Me këtë qëndrim do të paraqitet Serbia edhe në samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Korrik në Paris.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi pavaresia e kosoves samiti i berlinit aleksander vucic dialogu kosove-serbi pavaresia e kosoves samiti i berlinit

Sondazh

Poll