Bota

‘Përvoja për të Ardhmen’/ Në arrati, ish- kryeministri Gruevski boton librin e ri

8 Maj 2019, 12:05 Nga DOSJA
‘Përvoja për të Ardhmen’/ Në arrati, ish-

Ndërsa autoritetet në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij nga Hungaria, ish-kryeministri i arratisur i vendit, Nikola Gruevski, ka thënë se ai synon të botojë një libër të ri, bazuar në doktoraturën e tij.

“Përvoja për të Ardhmen” bazohet në doktoraturën e tij me titull, “Efektet ekonomike të llojeve të ndryshme të flukseve ndërkombëtare të kapitalit duke përfshirë një vështrim të veçantë në Republikën e Maqedonisë”, të cilën ai e mbrojti në Fakultetin Shtetëror të Ekonomisë, Shkup në korrik 2018.

Në parathënien e tij për librin, që ai postoi në Facebook, Gruevski, i cili kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016, u ankua përsëri se ai ishte bërë viktimë e persekutimit politik përpara se të largohej në Hungari dhe të fitonte azilin atje.

“Fushata e persekutimit politik kundër meje arriti kulmin në vjeshtën e vitit 2018 dhe autorët e saj e kishin me aq ngut të më burgosnin, saqë përdorën dëshmi të rreme, akuza të nxitura politikisht dhe një gjykatë në varësi të tyre, e cila nuk pranoi të më jepte dy muaj kohë për të përfunduar librin para se të më dërgonte të kryeja një dënim të pamerituar,”- shkroi Gruevski.

Gruevski tha se libri do të botohet nga shtëpia botuese Gjurgja, e cila kohët e fundit botoi një libër nga presidenti rus Vladimir Putnin, “Putin: Fjalë që ndryshojnë botën”.

Gjykata vjeshtën e shpalli Gruevskin fajtor për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze dhe e dënuan me dy vjet burg, dënim i cili duhet të fillonte më 9 nëntor të vitit që lamë pas.

Ai nuk u paraqit për të shlyer dënimin, por në vend të kësaj u largua drejt Shqipërisë e me ndihmën e diplomatëve hungarezë, arriti në Budapest dhe kërkoi azil politik, të cilin e mori menjëherë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë kërkuar ekstradimin e Gruevskit, ende po hetojnë rrethanat e  vërteta të arratisjes së tij.

Qeveria hungareze, e udhëhequr nga aleati politik i afërt i Gruevskit, Viktor Orban, thotë se ia dha azilin politik atij bazuar nën dyshimin se ai po persekutohej politikisht në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: BalkanInsight 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut nikola gruevski përvoja për të ardhmen maqedonia e veriut nikola gruevski përvoja për të ardhmen

Sondazh

Poll