Bota

Reporterët pa Kufij/ ‘Lufta nuk ka mbaruar’, peticioni në mbështetje të gazetarëve, pas lirimit të dy gazetarëve

8 Maj 2019, 15:53 Nga DOSJA
Reporterët pa Kufij/ ‘Lufta nuk ka mbaruar’, peticioni në

Dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Myanmar për raportimin e tyre mbi krizën Rohingya janë liruar. Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan pas amnistisë nga Presidenti. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të qytetit të Yangon.

Të dy gazetarët shpenzuan një total prej 511 ditësh nga familjet e tyre, sepse ata guxuan të hetonin një subjekt që është ndaluar në Myanmar, gjenocid i minoritetit Rohingya të vendit. Ata u arrestuan në dhjetor 2017.

Reporterët pa Kufij(RSF) nisën peticionin ku mbi 7000 firma nënshkruan në peticionin e nisur nga RSF për të tërhequr vëmendjen e publikut për rastin e tyre.

Por lufta nuk ka mbaruar!

Ekipi i Reporterëve pa Kufij do të vazhdojnë të mbështesin njeri-tjetrin për të marr lirimin me kusht të gazetarëve.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo më në fund u falën, por gazetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe kështu do të jetë derisa gazetarët të mos kërcënohen me jetë, qoftë kjo me mesazhet e frikshme se edhe ata mund të përballen me 18 muaj burg nëse ata guxojnë të hetojnë lëndë që janë jashtë kufijve.   

Burgosja e dy gazetarëve shihej si një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ngriti pyetje rreth demokracisë së Myanmarit. Pas lirimit nga burgu gazetari Wa Lone i tha BBC-së se ai kurrë nuk do të pushonte së qenuri gazetar.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gazetaret e reuters kyaw soe oo lirimi i gazetareve reporteret pa kufij wa lone gazetaret e reuters kyaw soe oo lirimi i gazetareve reporteret pa kufij wa lone

Sondazh

Poll