Bota

Njihuni me princin, Meghan Markle dhe Harry prezantojnë botën me djalin e tyre(Foto)

8 Maj 2019, 12:35 Nga DOSJA
Njihuni me princin, Meghan Markle dhe Harry prezantojnë botën me

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, u shfaqën para kamerave dhe gazetarëve me djalin e tyre në krahë.

Princ Harry mbante në krahë të porsalindurin ndërsa Meghan ndau me publikun dhe gazetarët ndjesitë e para të kësaj eksperience të re.

“Ka temperamentin më të ëmbël në botë. Është shumë i qetë. Ai ishte ëndrra!”– u shpreh ajo, ndërsa princ Harry ndërhyn me shaka duke thënë: “Nuk e dimë nga ka ngjarë.”

Përsa i përket ditëve të para si prindër, Meghan u shpreh kështu para gazetarëve: “Është magjike, është diçka e mrekullueshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam shumë e lumtur!”

Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë më 6 prill, duke pritur djalin e tyre të parë. Në njoftimin zyrtar të pallatit mbretëror ku thuhej se dukesha dhe fëmija gëzonin shëndet të plotë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota meghan markle princ harry meghan markle princ harry

Sondazh

Poll