Bota

20-vjetori i sulmit të studentëve, dy persona hyjnë në shkollë, vrasin një nxënës dhe plagosin 8 të tjerë

8 Maj 2019, 11:31 Nga DOSJA
20-vjetori i sulmit të studentëve, dy persona hyjnë në

DENVER-Sulmi në shkollën ‘Highland Ranch’ ndodhi gjatë mëngjesit të djeshëm ku mbetën të plagosur nëntë studentë, njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Sulmi në shkollën me 1,850 nxënës u shkaktua nga dy ish-nxënës të kësaj shkolle, ata u arrestuan nga autoritetet policore, ku njëri prej të dyshuarve është identifikuar si Devon Erickson, 18-vjeç.

“Tragjikisht, ky komunitet dhe ata që e rrethojnë, i njohin shumë mirë këto akte të dhunshme dhe të tmerrshme të dhunës. Kjo është një ngjarje e tmerrshme,”– u shpreh Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për mediat.

Të shtënat në shkollën filluan para orës 2 të mëngjesit. Të dyshuarit hynë në shkollë dhe qëlluan me armë. Një student 18-vjeçar u vra në shkollë,menjëherë pas kësaj shkolla lajmëroi autoritetet policore të zonës. Ky sulm përkoi me përvjetorin e 20-të  të tragjedisë në shkollën e Douglas, ku mbetën të vrarë disa studentë.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, tetë nxënësit u dërguan në spitalet lokale.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll