Bota

Kapen 2.2 milionë euro drogë në Gjermani, 6 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

8 Maj 2019, 19:58 Nga DOSJA
Kapen 2.2 milionë euro drogë në Gjermani, 6 të arrestuar,

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arritur të vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, 3 prej të cilëve janë shqiptarë si dhe një tur, një spanjoll dhe një gjerman.

Mediet gjermane bëjnë me dije se janë arritur të sekuestrohen 220 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në Dresden, vlera e të cilës shkonte në 2.2 milionë euro.

Po ashtu, policia ka arritur të sekuestrojë edhe 35 mijë euro para ‘cash’ të ndara në një makinë dhe një kamion.

Të arrestuarit janë midis moshës 22 dhe 45 vjeç duke urdhëruar paraburgimin e tyre, tre prej të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët turq, spanjoll dhe gjerman.

Mësohet se hetimet ndaj grupit kanë nisur në qershor të vitit 2018, pas dyshimeve se përdornin kamionët për të transportuar marijuanën nga Spanja për në Gjermani, duke e rishitur në tregun me pakicë në disa shtete gjermane. Mediet gjermane bëjnë me dije se droga e kapur ishte fshehur në një kamion cisternë, ndërsa është sasia më e madhe e kapur.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2.2 milionë euro drogë në gjermani 6 të arrestuar arrestohen 3 shqiptare drogë në gjermani 2.2 milionë euro drogë në gjermani 6 të arrestuar arrestohen 3 shqiptare drogë në gjermani

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2019, 18:39

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vijuar të akuzojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë Aleksandër Vu&ccedi...