Bota

Haradinaj: Kam dyshime se Thaçi-Vuçiç-Rama kanë diskutuar për shkëmbim të territoreve

8 Maj 2019, 12:22 Nga DOSJA
Haradinaj: Kam dyshime se Thaçi-Vuçiç-Rama kanë

Kosovë-Kryeministri Ramush Haradianaj ende i qëndron idesë se  Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve.

Ai shprehet se ekziston ky dyshim pavarësisht se ai nuk e konfirmon dot.

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, tha Haradinaj, shkruan Zëri.

Pas samitit të Berlinit Haradinaj u shpreh se presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishin bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve për ta hequr taksën. Kjo deklaratë e tij u mohua menjëherë nga Rama i cili tha se nuk është e vërtetë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama hashim thaci ramush haradinaj edi rama hashim thaci ramush haradinaj

Sondazh

Poll