Sport

Zyrtare, e prapambetura Juventus-Napoli, do të luhet më 17 mars

3 Mars 2021, 11:16 Nga DOSJA
Zyrtare, e prapambetura Juventus-Napoli, do të luhet më 17 mars

ITALI – Tani është zyrtare: Juventus-Napoli, ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Serie A, që nuk është luajtur më 4 tetor 2020, do të zhvillohet të mërkurën e 17 marsit 2021, duke nisur nga ora 18:45 pasdite.

Kjo u njoftua nga Lega Serie A. Ndeshja që nuk u luajt sepse ASL e Napoli, e pengoi skuadrën “e kaltër” të largohej për në Torino për shkak të disa lojtarëve, të cilët kishin rezultuar të infektuar me Covid-19.

Për arsye të zhvillimit të këtij takimi, fillimisht skuadrës së Juventusit iu dhanë tri pikët në tavolinë, por napoletanët e ankimuan çështjen dhe më 22 dhjetor Kolegji i Garancisë CONI prishi dënimin, duke urdhëruar rizhvillimin e ndeshjes.

Për shkak të shumë angazhimeve të dy ekipeve, përfshirë kampionat, angazhimet europiane dhe Kupën e Italisë, nuk ishte e mundur të gjesh një datë e lirë. Me eliminimin e Napolit nga Europa League, u gjet dritarja e 17 marsit, kohë në të cilën edhe Juve nuk ka angazhime.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventusi lega seria a napoli ndeshja e prapambedtur ndeshja e shume diskutueshme juventusi lega seria a napoli ndeshja e prapambedtur ndeshja e shume diskutueshme

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...