Sport

Josa: “Kukësi do vetëm ndryshim mentaliteti, barazimi favorizon të tjerët”

2 Mars 2021, 16:28 Nga DOSJA
Josa: “Kukësi do vetëm ndryshim mentaliteti, barazimi favorizon

TIRANE – Në prag të ndeshjes së nesërme, në orën 16:00, në “Elbasan Arena” ndaj Laçit, trajneri i skuadrës verilindore, Mirel Josa, si zakonisht ka dalë në konference për shtypin. Ai e ka vlerësuar mjaft kurbinasit, teksa është ndalur kryesisht te skuadra e tij e Kukësit. Josa është shprehur i kënaqur nga pika e fituar në Durrës ndaj Teutës, duke kërkuar nga verilindorët vazhdimësinë dhe ruajtjen e ritmit.

Sfida ndaj laçit? “E vlerësojmë maksimalisht Laçin si kundërshtar, qoftë për ecurinë që ka tani, qoftë për përbërjen e skuadrës, si dhe për mënyrën si është shprehur këto ndeshje dhe pikët që ka marrë. Por, mua më intereson skuadra jonë, e cila dha njëfarë shkëndijë në Durrës, pavarësisht se nuk u mor tripikëshi. U munduam të luajmë futboll në të dyja aspektet, qoftë në mbrojte qoftë në sulm. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar ndërmjet dy skuadrave”.

Gjendja e skuadrës? “Mungon Ibraimi, që është pezulluar me kartonë, pjesa tjetër është normale”.

Finalizimi? “Nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga pjesa tjetër e skuadrës, nga mesfushorët. Duhet të jemi më këmbëngulës në zonën e kundërshtarit si dhe prezenca në zonën e kundërshtarit duhet të jetë më e madhe”.

Loja e ashpër e Laçit? “Laçi nuk është skuadër që luan ashpër, por luan fort futboll, këtë mund ta themi. Nga skuadra ime, dua që të luajë mirë edhe kur nuk e ka topin në dispozicion. Kush arrin më shpejt te topi fiton duelet dhe skuadra përparon”.

Tri vendet e para? “Do mundohemi deri në fund ndeshje pas ndeshje. Rezultati pozitiv i një ndeshjeje, na jep prioritet për të vazhduar për ndeshjet e ardhshme. Skuadra ka kapacitet, do vetëm ndryshim mentaliteti”.

Synimi ndaj Teutës? “Edhe në Durrës nuk shkuam për barazim, pavarësisht se kështu shkoi loja. Në 10 minutat e fundit të dy skuadrat mund të fitonin, gjë që nuk ndodhi. Nuk mund të themi që kishim shkuar për barazim. Edhe në këtë ndeshje, barazimi do të jetë në favor të skuadrave të tjera”.

Mungesa e Ibraimit? “Për sa kam ardhur unë, Ibraimi nuk ka luajtur numër 10, pavarësisht se e ka në shpinë. Ka luajtur sulmues dhe është shprehur mirë aty. Për mua çdo lojtar që e ka topin në zotërim është organizator i skuadrës”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barazimi ndaj teutes elbasan arena mirel josa skuadra e lacit skuadra kurbinase trajneri i kukesit barazimi ndaj teutes elbasan arena mirel josa skuadra e lacit skuadra kurbinase trajneri i kukesit

Sondazh

Poll