Bota

Amerikani që iu kthen buzëqeshjen fëmijëve, iniciativa e teologut me krevatet prej druri

8 Maj 2019, 10:48 Nga DOSJA
Amerikani që iu kthen buzëqeshjen fëmijëve, iniciativa e

SHBA-Luka Mickelson ka ndërtuar një shoqatë jofitimprurëse e cila iu vjen në ndihmë fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Në vitin 2012, ai dhe familja e tij u frymëzuan për të ndërtuar dhe dhuruar një krevat marinari pasi mësuan se kishte fëmijë që flinin në dysheme.

I habitur nga situata se kishte shumë fëmijë që nuk kishin ku të flinin, Mickelson themeloi “Gjumë në Paqen Qiellore”, një organizatë jofitimprurëse që ndërton dhe jep shtretër për fëmijët në nevojë.

Lindur dhe rritur në Idaho, Mickelson, tani 41 vjeç, është një mësues  kishe me një karrierë të lulëzuar, por tashmë është përkushtuar në punën e tij të re.

Duke përdorur udhëzimet e sigurisë si një model, Mickelson filloi të blinte dru dhe furnizime për të ndërtuar shtretër me paratë e tij. Ai rekrutoi miqtë dhe anëtarët e familjes për ta ndihmuar në këtë projekt të ti.  “Në vitin 2017, ne ndërtuam 612 shtretër marinari”, u shpreh ai.

Mickelson tashmë ka bërë një fabrikë, e plotësuar me kurse trajnimi, marangozë.  Me moton “Asnjë fëmijë nuk fle në dysheme në qytetin tonë”, tashmë janë ndërtuar  1.500 shtretër falas për fëmijët në të gjithë Amerikën.

Burimi: CNN

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fabrika në shba luka mickelson shtretër falas fabrika në shba luka mickelson shtretër falas

Sondazh

Poll