Sport

Vllaznia në ankand, ish-presidenti Fushaj ankohet për pabarazi në tender

2 Mars 2021, 15:58 Nga DOSJA

SHKODER – Më 9 mars, Bashkia e Shkodrës, sipas dispozitave ligjore ka planifikuar të mbyllë tenderin e ankandit public, për privatizimin e klubit të futbollit Vllaznia. Ish-presidenti Valter Fushaj, njëkohësisht administrator i “Colosseo Construksion” shpk, është një prej pretendetëve për të blerë aksionet e klubit Vllaznia, të cilin e ka drejtuar vite më herët.

Por, ndërsa ai ka tërhequr dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në ankand, ish-presidenti Fushaj, i është drejtuar me një ankesë Bashkisë Shkodër, pasi kriteret e vendosura në ankandm, sipas tij, cilësohen të padrejta dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ankesa e shoqërisë “Colosseo Construksion” është dorëzuar pranë Bashkisë së Shkodrës.

Në të thuhet: “Gjatë përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga ana juaj, konstatojmë se janë vendosur kritere për kualifikim që janë të paqarta dhe njëkohësisht në kundërshtim me parashikimet e dispozitave ligjore ne fuqi”.

Bashkia Shkodër, thuhet në ankesë, ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar eventualisht ndonjë subjekt të interesuar, pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret, që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik.

Duke parë gjithë këto shkelje, ish-presidenti Fushaj kërkon ndryshimin e kritereve të kualifikimit në këtë ankand, në përputhje me ligjin, ose në të kundërt do të ndiqet edhe në organe më të larta.

 

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bashkia shkodër ish-presidenti valter fushaj tenderi per vllaznine vllaznia ne ankand bashkia shkodër ish-presidenti valter fushaj tenderi per vllaznine vllaznia ne ankand

Sondazh

Poll